Nuk ka kthim mbrapa për Arapin, mbrojtësi firmos në Turqi

Renato Arapi nuk do të kthehet në kampionatin shqiptar të futbollit, të paktën jo edhe për këtë sezon. Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili ndiqej me interes nga disa klube në vendin tonë, ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij në Turqi dhe ka firmosur sot me një nga klubet e kategorisë së dytë turke.

“I lumtur t’ju njoftoj se që nga dita e sotme jam pjesë e Afjet Afjonspor. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që besuan tek unë”, ishin fjalët e Arapit në një postim në rrjetet sociale ku bënte të ditur se ku do të vazhdonte karrierën. Arapi në sezonet e fundit kishte luajtur te Boluspor në Turqi, një klub të cilin tashmë do ta ketë si rival në sezonin e ri në kategorinë e dytë turke.

Afjet Afjonspor sapo është ngjitur nga kategoria e tretë dhe po bën përforcime për të siguruar qëndrimin në këtë nivel edhe për edicionet në vazhdim. /vipsport.al/