Nëna e djalit të dytë sulmon Etonë: Nuk e futi të birin në shtëpi, e la të shtrirë në aeroport

Samuel Eto, ish-lojtari i Barcelonës, Interit dhe shumë skuadrave të tjera, aktualisht luan në Turqi, është denoncuar nga nëna e djalit të tij të dytë, Maria Angeles Pineda. Ajo ka nisur një betejë ligjore prej vitesh në lidhje me pagesën e ushqimit për djalin.

Pineda pretendon se lojtari kamerunas është në borxh në shifrën e 16.400 eurove. Beteja ka nisur që në vitin 2003, kur Gjykata vendosi që për djalin të kujdesej nëna, ndërsa Eto duhet të paguante për ushqimin 3000 euro në muaj deri në moshën 16 vjeç (tani djaloshi është 15 vjeç). Që në muajin prill sulmuesi nuk ka paguar.

“U detyrova t’i bëja “screenshot” llogarisë sime bankare për t’i treguar se kisha vetëm 20 euro. Eto e sheh të birin pak herë në vit. Në maj djali ishte inatosur për disa budallallëqe të tij dhe i thashë se duhej të harronte që ka një baba. E la të shtrirë në aeroport, nuk e futi në shtëpi. U tregua i pandjeshëm”, – ka thënë Pineda. / Vipsport.al