Nejmar është lojtar i madh edhe në poker, braziliani fiton 20 mijë euro në një turne

Nejmar konsiderohet një lojtar i madh në tapetin e gjelbër, por jo vetëm në atë të futbollit, edhe në atë të pokerit. Braziliani i PSG-së është renditur i 6-ti në turneun brazilianin për këtë sport.

Pas kualifikimit për në tavolinën finale, sulmuesi i Brazilit e ka mbyllur performancën e tij me vendin e 6-të, që është një pozicion shumë i mirë. Nejmar ka fituar 20 mijë euro për këtë arritje. Një shifër që nuk do t’i ndryshojë jetën, por që konfirmon aftësitë e tije dhe në poker.

Ai është shumë i kënaqur me pozicionin dhe jo për shpërblimin, siç ka pohuar për sitin “Esport”: “Jam shumë i lumtur që marr pjesë për herë të parë në një turne të tillë dhe shkoj në tavolinën finale me lojtarë të mëdhenj. Ishte një përvojë e re dhe e bukur”. / Vipsport.al