Napolit i propozohet sulmuesi i Çelsit, por duhen 40 milionë euro

Pas Benzemasë dhe Kavanit, Napoli shton edhe një kandidat për sulmin. Sipas asaj që bën me dije “Tuttosport”, belgu Miki Batshuai, sulmuesi belg i Çelsit, është një nga emrat e rinj në listën e përforcimeve të Napolit.

Lojtari është kthyer në Londër nga huazimi te Borusia e Dortmundit dhe trajneri Karlo Ançeloti i pëlqen shumë karakteristikat e tij, ndaj dhe pritet të japë miratimin për këtë blerje.

Por problemi është se Çelsi kërkon 40 milionë euro për sulmuesin belg dhe kjo është një shifër e konsiderueshme. Megjithatë, shifra në fjalë mund të ulet, duke pasur parasysh marrëdhëniet që kanë presidentët De Laurentis dhe Abramoviç. / Vipsport.al