Mesfushori i Skënderbeut firmosi në Greqi, Emir Sahiti me batuta ndaj vëllait: Jam më i mirë sesa ti!

Suad Sahiti ka mbyllur marrëveshjen e transferimit në ditën e sotme, duke kaluar në ekipin e Larisës. Mesfushori që ka qenë pjesë e Skënderbeut ka bërë edhe prezantimin, ku ishte i shoqëruar nga drejtori sportiv i klubit korçar, Haris Fakiç, por edhe presidenti i klubit grek.

Kontrata e re e firmosur është 3-vjeçare, ndërsa vetë lojtari shpreson të shpërthejë në këtë aventurë të re. Një urim të veçantë për Suad Sahitin ka ardhur nga vëllai i tij, mesfushori i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Emir Sahiti.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, futbollisti që ka shkëlqyer me Shpresat e Shqipërisë së fundmi, është shprehur: Urime vëlla, të dëshiroj më të mirat në ekipin tënd të ri. Të uroj sa më shumë suksese me klubin tënd dhe në aspektin personal por edhe gola apo trofe. Gjithsesi, unë jam më i mirë sesa ti”, ka mbyllur me humor Emir Sahiti. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories