Mërgim Mavraj si Antonio Konte, nuk ikën pa marrë çekun

E ardhmja e mbrojtësi të Kombëtares, Mërgim Mavraj mbetet e paqartë, duke qenë se te Hamburgu ai nuk është në planet e trajnerit, ndërkohë që edhe në klube të tjera, Mavraj nuk po gjen dot vend.

Pista e kampionatit turk, praktikisht është e mbyllur për Mavrajn, duke qenë se dy skuadra që kanë pasur interes, janë tërhequr nga gara. Një destinacion i mundshëm për të, mund të jetë La Liga, duke qenë se Deportivo La Korunja është ekipi që pretendon Mavrajn.

Problem për kalimin e tij në Spanjë, mbetet oferta që ka ofruar Deportivo, duke qenë se spanjollët kanë ofruar shumë pak në drejtim të Mavrajt në krahasim me atë që ai përfiton në Gjermani.

Kështu, Mavraj do të largohet drejt Spanjës, por “Bild” raporton se mund të ikë vetëm me një kusht. Hamburgu duhet të paguajë dëmshpërblimin për prishjen e kontratës së Mavrajt dhe mbrojtësi shqiptar, të largohet drejt Spanjës me një çek në dorë, praktikë të cilën e përdorin shumë trajnerë, së fundmi rasti i Antonio Kontes. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/