Më 20 korrik 1914 Brazili luajti ndeshjen e parë zyrtare, s’mund ta imagjinoni kundërshtarin!

Më 20 korrik të vitit 1914, Brazili luajti ndeshjen e parë të historisë së tij në futboll. “Seleçao”, siç u quajt kombëtarja braziliane, që më pas do të mahniste botën, e ka luajtur ndeshjen e parë ndaj ekipit anglez të Ekseter Sitit, në “Estadio das Laranjeiras”, ku luante ndeshjet e tij ekipi i Fluminenses.

Po pse Ekseteri kundërshtar? Ekipi anglez ishte në Amerikën e Jugut për një turne dhe, pasi kishte luajtur disa ndeshje në Argjentinë, luajti edhe tri ndeshje në Brazil. Njëra prej tyre u luajt me një seleksiono lojtarësh të Rios dhe San Paolos.

Kjo ndeshje, që u fitua 2-0 nga amerikano-jugorët, njihet nga Federata Braziliane e Futbollit si e para në historinë e kombëtares braziliane. Kjo ndeshje shënon krijimin e Seleçaos. / Vipsport.al