Mbape mban premtimin, të gjitha përfitimet i jep për bamirësi

Një ndër lojtarët më të mirë në Kupën e Botës, padyshim që ishte sulmuesi francez Kilian Mbape i cili me paraqitjet dhe golat e tij, arriti të bëhej padyshim protagonist në triumfin e Francës. Përveç se një shembull i punës dhe përkushtimit në fushë, Mbape është një shembull për t’u ndjekur edhe jashtë fushave të blerta.

Pak ditë pasi nisi Botërori, Mbape u shpreh se të gjitha të ardhurat do t’i jepte për bamirësi. Premtimet jepen për t’u mbajtur dhe Mbape e di shumë mirë këtë. Ai ka vërtetuar se deklarata e tij, nuk është dhënë në momente euforie, pasi 19-vjeçari ka mbajtur premtimin.

Të gjitha përfitimet që ka marrë nga Botërori, Mbape i ka dhuruar në një shoqatë sportive e cila merret me fëmijët e sëmurë dhe ato me aftësi të kufizuara. Mbape ka përfituar rreth 20 mijë euro për çdo ndeshje që ka luajtur në Kupën e Botës dhe një shpërblim prej 300 mijë eurosh pasi arriti të fitonte Botërorin me Francën. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Premtimi