Mbape e bën të qartë: Ja e ardhmja ime, jam në hapat e parë të karrierës

Një ndër lojtarët më të dalluar në Kupën e Botës dhe që ka spikatur më shumë, padyshim që është mesfushori i PSG-së, Kilian Mbape. Ai arriti të shënonte edhe një gol në finale, duke u bërë kështu adoleshenti i dytë që shënon pas Peles.

E ardhmja e tij, mbetet ende në dyshim duke qenë se kërkohet nga Real Madridi, por vetë PSG-ja nuk do që të humbasë një futbollist të tillë. Së fundmi, Mbape është shprehur se ka dëshirë të qëndrojë në Paris, duke qenë se është ën hapat e parë të karrierës.

“Është vetëm fillimi për mua dhe jam në hapat e parë. Dua të qëndroj këtu dhe të vazhdoj rrugën që kam nisur. Jam lojtar i PSG-së dhe nuk largohem”, u shpreh Mbape. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/