Mançester Siti çmendet për Kovaçiç, ja shifra që ofron për kroatin e Realit!

Te Reali i Madridit qëndron shumicën e kohës në stol dhe luan pak, por Mateo Kovaçiç mbetet një lojtar i nivelit të lartë dhe kërkesat për të janë të shumta, edhe nga klubet më të mëdha të momentit.

Mançester Siti i Pep Guardiolës ofron së fundi në shifër të çmendur për mesfushorin kroat të madrilenëve. Sipas asaj që shkruan “Daily Star” në Angli, Mançester Siti ka bërë gati ofertën prej 80 milionë stërlinash, që do të thotë 90 milionë euro.

Një shifër shumë e lartë kjo për një lojtar, që gjithmonë është konsideruar talent, por deri tan i nuk ka mundur të shpërthejë, as me Interin dhe as me Realin. Edhe me kombëtaren kroate ka qëndruar në stol dhe është aktivizuar si zëvendësues. Ndoshta Mançester Siti do të ishte skuadra e duhur për shpërthimin e kroatit, që largimin nga Reali duket se e ka të sigurt. Madrilenët nuk do t’i refuzonin 90 milionë eurot e ofruara nga Guardiola. / Vipsport.al