Luftëtari përgatitet për Europën, firmosin shumë lojtarë të rinj

Luftëtari i ka dhënë fund fazës përgatitore në Slloveni dhe është rikthyer në Shqipëri ku edhe do të bëjë përgatitjet e fundit në prag të sfidën me Ventspilsin, e vlefshme për Ligën e Europës.

Me grupin, janë bashkuar një numër i madh i lojtarëve të rinj, të cilët vijnë si nga Kategoria Superiore, po ashtu edhe nga kampionate të tjera.

Kështu, Abazajn dhe Bregun e larguar, Luftëtari do të mundohet t’i zëvendësojë me futbollistë të tjerë, ët cilët do të shihen gjatë kësaj faze përgatitore por edhe gjatë ndeshjeve të Europës. Në miqësoret që gjirokastritët kanë luajtur në tokën sllovene, skuadra ka bindur dhe duket se ekipi i drejtuar nga Milos Kostiç është gati për Europën. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Ja lista me lojtarët e rinj:

Aristotel Bella

Donald Acka

Erald Hyseni

Sebastian Molla

Vladan Miloslavjeviç

Aldrit Oshafi

Maldin Ymeraj

Mario Gurma