Luftëtari i gëzohet fundit të historisë, i bashkohet mesfushori shkodran në Europë

Erjon Vucaj është futbollisti më i ri që i është bashkuar Luftëtarit, të paktën për ndeshjet europiane. Pas një historie të komplikuar, pasi shkodranët ndodhen në momentin më të keq të tyre dhe asgjë nuk është në rrugën e duhur, kalimi i Vucajt te skuadra gjirokastrite u arrit pas shumë përpjekjesh.

Futbollisti 27-vjeçar shihet si regjisori i ardhshëm i bluzinjve për ndeshjet në Europë, në një kohë që Eduart Rroca është duke vuajtur nga dëmtimi. Sa i përket listës së dorëzuar nga klubi që drejtohet nga ana e Kostiç, nuk ka asnjë surprizë të re, përveç përfshirjes së emrit të Vucajt. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/