Liverpuli gati për goditjen e madhe në merkato, Strakosha mbetet në Itali

Një ndër lojtarët që shkëlqeu si në sezonin e fundit në kampionat, ashtu edhe në Botëror, ishte portieri brazilian i Romës, Alison Beker. Me pritjet e tij, ai shpesh herë ka qenë vendimtar për skuadrën dhe pikërisht ato pritje, kanë bërë që shumë ekipe të fillojnë të mendojë seriozisht për të.

E ardhmja e Alisonit, duket se do të jetë kampionati anglez, duke qenë se mediat italiane raportojnë se Liverpuli është shumë pranë goditjes në merkato. Të kuqtë po diskutojnë edhe detajet e fundit, sa i përket bonuseve për futbollistin dhe më pas, të zyrtarizojë kalimin e Alisonit në “Anfield”.

Kalimi i portierit në Premier Ligë, pritet që të zyrtarizohet brenda kësaj jave, ndërkohë me këtë kalim, mbyllet edhe mundësia e Strakoshës për të shkuar në kampionatin anglez. Në fakt, vetë portieri shqiptar u shpreh se ndihet i lumtur te Lacio dhe se këtë sezon do të luftohet për “Champions”, duke lënë të kuptohet se nuk do të largohet nga të kaltërit. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/