“Largohem me zemrën plot”. Mici i jep lamtumirën Skënderbeut dhe firmos me klubin e ri

Gledi Mici është lojtari i radhës që largohet nga Skënderbeu pas shumë largimeve të tjera. Ai do të bashkohet me Shkëndijën e Tetovës, aty ku edhe ka firmosur zyrtarisht kontratën. Kuqezinjtë janë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve dhe Mici është një armë plus për arritjen e objektivave.

Njoftimi për largimin e tij, u bë nga vetë Mici nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku ka zgjedhur disa foto me momentet më pikante me korçarët, ndërkohë që ka mjaftuar një mesazh falënderimi.

“Largohem me zemrën plot, Faleminderit Skënderbe”, shkruan Mici në “Instagram”, ndërkohë që të shumta janë komentet që i urojnë suksese, madje edhe urime t tipit “Mirë se vjen te Shkëndija”. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/