Lamçja sqaron për “VIP Sport” arsyen e largimit nga Luftëtari dhe të ardhmen e tij

Gjatë ditës së sotme, sulmuesi Eri Lamçja njoftoi se ka shkëputur marrëdhënien me klubin e Luftëtarit pas dy sezoneve me bluzinjtë. “VIP Sport”, ka kontaktuar sulmuesin për të mësuar më shumë në lidhje me këtë vendim të tijin dhe për të ardhmen e tij.

Lamçja shprehet se shkak për këtë largim nga Gjirokastra është bërë mungesa e gjuhës së përbashkët me klubin për sa i përket financave. Ai tregon se ka disa oferta në drejtim të tij dhe se së shpejti do të vendosë.

“Duke qenë se isha në përfundim të kontratës me Luftëtarin, vendosa të diskutoja me drejtuesit, por nuk arritëm të binim dakord për anën financiare. Kam 2-3 oferta dhe besoj se brenda kësaj jave do ta mbyll edhe çështjen e transferimit në një klub tjetër.

Emra konkret? Sot nuk mund të flas për emra konkret, duke qenë se ende nuk është mbyllur marrëveshja, por besoj se nesër do të ketë edhe emër konkret”, u shpreh Lamçja. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/