Lajmi i fundit/ Daja rinovon me Tiranën, ja detajet e marrëveshjes

Tirana po vijon përgatitjet për sezonin e ri 2018-19, ku përveç afrimeve të reja, bardheblutë kanë siguruar edhe disa nga lojtarët të cilët kanë qenë protagonistë në sezonin e kaluar, ku Tirana luante në Kategorinë e Parë.

Së fundmi, me klubin bardheblu ka firmosur kontratën e re mesfushori Asion Daja i cili do të qëndrojë edhe dy vite të tjera me Tiranën. Në të kaluarën e tij, ai ka luajtur edhe me fanellën e Partizanit.

“Ka nënshkruar sot marrëveshjen e re për t’u bërë zyrtarisht edhe për dy vite të tjera bardheblu. Ne ambientet e klubit, Asion Daja ka rinovuar sot kontratën që e bën pjese të projektit për Tiranën Superiore”, shkruhej në njoftimin e klubit bardheblu. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/