Laçi dhe një kualifikim “i menduar “, Gjoni: Gjithçka shkoi sipas planit

Skuadra e Laçit ka arritur sot një fitore dhe një kualifikim historik përballë Anorthosis në Ligën e Europës, Por vetë lojtarët e skuadrës kurbinase nuk e shohin këtë rezultat të sotëm si një surprizë, përkundrazi. Mbrojtësi Eglantin Gjoni tregon për “Vip Sport” se gjithçka ishte përgatitur me kujdes për këtë ndeshje të dytë dhe se ekipi e priste një gol me sulmet në minutat e fundit.

“Jemi shumë të lumtur, e prisnim golin, sidomos në minutat e fundit. Ishim të vendosur taktikisht mirë dhe çdo gjë shkoi sipas planit. Objektivi u arrit sot dhe në Norvegji do shkojmë të bëjmë lojën tonë përsëri. Do të bëjmë më të mirën dhe pse jo, me pak fat të kualifikohemi”, u shpreh futbollisti i cili ishte i pakalueshëm sot në qendër të prapavijës së kurbinasve.

“Këtë fitore ia dedikoj të gjithë tifozëve që ishin në stadium dhe atyre që nuk kishin mundësi të ishin aty për të na përkrahur. Çfarë presim tani? Premion!”, tha duke qeshur mbrojtësi i Laçit. /Erjon Allaraj /vipsport.al/