Kuriozitete dhe statistika, vendi i tretë i Belgjikës dhe përsëritja me Anglinë

Belgjika arriti të mundte Anglinë me rezultatin 2-0, duke u renditur në këtë mënyrë mes 3 skuadrave më të mira në Botë, vend të cilin e ka merituar plotësisht. Nga ana tjetër, Anglia mund të konsiderohet si një surprizë e bukur që arriti të renditej e katërta, duke qenë se ka një skuadër me moshë relativisht të re.

Belgjika dhe Anglia, janë të vetmet skuadra në këtë Botëror, që janë përballur dy herë me njëra-tjetrën, ku në të dyja ndeshjet, belgët kanë arritur të fitojnë. Në grupe, takimi mbyllej 1-0, ndërsa në finalen e vendit të tretë 2-0.

Hera e fundit që dy skuadra janë përballur dy herë në një Botëror të vetëm, ka qenë viti 2002, ku Brazili luante dy herë ndaj Turqisë.

Anglia ka arritur të fitojë vetëm një herë në Botëror, pais ka pësuar gol e para në 21 takime të luajtura. 15 prej tyre, janë mbyllur me humbje për ishullorët ndërsa në 5 raste të tjera, ata kanë arritur të barazojnë.

Kjo është hera e dytë, që Anglia përfundon në vendin e katërt në Kupën e Botës. Për herë të parë ka ndodhur në vitin 1990. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/