Kukësi dorëzon listën në UEFA/ Nuk ka surpriza, shtohet Rexhinaldo dhe hiqet një tjetër

Kukësi do të luajë këtë mesjavë ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator në Ligën e Kampionëve, ku përballë do të ketë skuadrën azere të Karabakut.

Gjatë ditës së sotme, UEFA ka bërë publike edhe listën me lojtarët të cilët do të jenë të gatshëm për trajnerin shkodran, Amrando Cungu në këtë tur. Emri i cili është shtuar në këtë listë, është sulmuesi Rexhinaldo, ndërkohë që jashtë është lënë Lavdrim Ebipi.

Lista e plotë:  

PORTIERË: Stivi Frashëri, Faton Maloku, Jetmir Basha

MBROJTËS: Ylli Shameti, Rustem Hoxha, Albi Alla, Vangjel Zguro, Harallamb Qaqi, Simo Rumbullaku, Edis Maliqi, Uilliam Kordeiro Melo

MESFUSHORË: Donjet Shkodra, Arbër Çyrbja, Vesel Limaj, Besar Musolli, Valon Et’hemi, Irakli Dzaria, Dino Shpehar

SULMUES: Sebino Plaku, Roxher Rodrigues, Haris Harba, Rexhinaldo

TRAJNER. Armando Cungu