Kompanitë e basteve, shanse minimale skuadrave shqiptare të Europa League

Kukësi nuk e niste si favorit ndeshjen e kthimit me Valetan, por barazoi 1-1 dhe u kualifikua për në turin e dytë eliminator të Champions League. Fitorja e kuksianeve kuotohej me koeficientin 3 nga kompanitë e basteve.

Sot zbresin në fushë tre skuadra shqiptarë, që luajnë ndeshjet e kthimit në Europa League. Kompanitë e basteve u japin atyre shanse minimale për fitore.

Më e balancuar është ndeshja e Luftëtarit, ku fitorja e gjirokastriteve kuotohet 2.6, ndërsa Venstspils ka koeficientin 2.3 për fitoren. Laçi, edhe pse luan në fushën e tij, kuotohet me koeficientin 3.2, ndërsa kundërshtari i tij, Anorthosis, ka koeficientin 2.1.

Partizani luan jashtë fushe, në Slloveni, ku fitorja e Mariborit, super favorit, kuotohet 1.3, ndërsa fitorja e të kuqve me koeficientin 9. Gjithsesi, fusha tregon gjithçka dhe parashikimet mund të thyhen. / Vipsport.al