KAS-i merr sot vendimin për Milanin, ankth te kuqezinjtë për Kupat e Europës

Ankth në shtëpinë e Milanit, që mëson sot fatin e tij nga KAS-i. Në Lozanë kuqezinjtë luajnë sot një “ndeshje” shumë të rëndësishme, jo me uniformën sportive, por me xhaketë dhe kravatë. Fitorja është shumë e rëndësishme për klubin e madh italian.

Milani do të përfaqësohet sot në KAS nga avokatët Kapeli dhe Aielo, nga administratori Fasone dhe përgjegjësi financiar Valentina Montanari. Do të jenë gjithashtu edhe Antonio Rigoci, një ekspert në lidhje me çështjet sportive dhe mbi të gjitha fitimtar (rasti i Juventusit në çështjen Fifa-Mutu), dhe Frack Tuil, përfaqësues i fondit “Elliott”.

KAS-i vendos, nëse Milani do të jetë në Europa apo jo. Seanca tashmë ka nisur dhe parashikohet të zgjasë deri pasdite, për shkak të ballafaqimit të fakteve nga të dyja palët. Vendimi pritet të mësohet pas orës 18:00 dhe tifozët milanistë do të qëndrojnë në ankth deri atëherë, duke shpresuar në  një vendim në favor të skuadrës kuqezi. / Vipsport.al