

Një nga zbulimet e këtij Botërori ishte padyshim mbrojtësi francez Benzhamin Pavard. Futbollisti i Shtutgart ishte ndër emrat e paktë të panjohur në radhët e “gjelave” por u bë protagonist me një lojë bindëse e sidomos me golin ndaj Argjentinës, ndër më të bukurit e turneut.
“Mendoj se nuk e kam kuptuar ende të gjithë atë që ka ndodhur. Kur të kthehemi në shtëpi dhe të shohim të gjithë ngrohtësinë e tifozëve, do të kuptojmë se kemi bërë diçka të madhe. Po pres vetëm atë moment.
Dy vite më parë, gjatë finales së humbur në Europian, unë isha në Lilë duke e ndjekur si tifoz me një grup miqsh. Një vit më parë luaja në kategorinë e dytë gjermane dhe tani jam këtu dhe kemi fituar Botërorin. Me siguri tani do ët argëtohemi, pasi gjëra të tilla janë shumë të rralla.
Emocione? Dy-tre minuta para fundit fillova të qaja, është diçka e pabesueshme. Por jam vetëm 22 vjeç dhe shpresoj që të jetoj përsëri momente të tilla”, ishin fjalët e futbollistit francez pas sfidës. /vipsport.al/
more recommended stories
Ndodh edhe kështu, trajneri i shumëkërkuar i Lajpcigut bën për spital asistentin
Julian Nagelsman është një nga emrat.
U mburr para Terim, Gallatasaraj pezullon Kampionin e Botës e do ta kthejë te klubi ku nuk do të luajë
Skuadra e Romës mund të përballet.
FOTO / Xherard rinovon me Rejnxhërs, gafa e firmës bën xhiron e rrjetit
Stiven Xherard ka bindur drejtuesit e.
Klauzolë sekrete apo jo? Guardiola sqaron gjithçka rreth të ardhmes së tij
Lajmi se Pep Guardiola mund të.
Leave a Comment