Kalendari / Datat e ndeshjeve të skuadrave shqiptare që mbeten në Europë

Nëse Partizani, Luftëtari dhe Prishtina i kanë dhënë sot lamtumirën pjesëmarrjes së tyre në Europë, në garë mbeten skuadra të tjera shqiptare të cilat vazhdojnë rrugëtimin e tyre në turne në javët e ardhshme.

Në Ligën e Kampioneve, Kukësi dhe Shkëndija përgatiten për duelet e tyre që në javën e ardhshme përkatësisht ndaj Karabak dhe Sherif Tiraspol, me synimin për të vazhduar më tej në këtë aktivitet ku kaluan turin për herë të parë në historinë e tyre.

Ndërkohë, në Ligën e Europës, Laçi do të përgatitet për duelin ndaj norvegjezëve të Molde, kurse Drita, e cila ka kaluar në këtë turne pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, do të duelojë me Dudelanzh. Në vijim, të gjitha datat e ndeshjeve të skuadrave shqiptare në aktivitet / vipsport.al/

Liga e Kampioneve

24 korrik 2018 Shkëndija Tetovë-Sherif Tiraspol
31 korrik 2018 Sherif Tiraspol-Shkëndija Tetovë

25 korrik 2018 Kukësi-Karabak
1 gusht 2018 Karabak-Kukësi

Liga e Europës

26 korrik 2018 Molde-Laçi
2 gusht 2018 Laçi-Molde

26 korrik 2018 Dudelanzh-Drita
2 gusht 2018 Drita-Dudelanzh