Juventusi tani kërkon të mbajë yjet, rinovim dhe për Miralem Pjaniç

Afrimi i Kristiano Ronaldos nuk do të thotë detyrimisht që Juventusi duhet të shesë yjet që ka në përbërje për të siguruar të ardhurat për të mbajtur portugezin i cili kushtoi për t’u blerë e më shumë për t’u paguar, duke llogaritur 30 milionë eurot që përfiton në vit.

Një nga emrat më të mundshëm për t’u larguar mendohej se ishte Miralem Pjaniç, boshnjaku i cili është piketuar prej kohësh nga klube si Barcelona e Mançester Siti. Sipas mediave italiane, Juventusi ka refuzuar një ofertë prej 65 milionë eurosh për mesfushorin, duke e cilësuar si pjesë të rëndësishme të planeve për të ardhmen përkrah Ronaldos.

Kjo ofertë kishte ardhur nga Mançester Siti, por bardhezinjtë kanë vendosur ta mbajnë dhe për më tepër t’i ofrojnë atij rinovimin deri në vitin 2022. /vipsport.al/