Jo vetëm Krotone, Ajetin e kërkojnë në kampionatin ku dështoi Sadiku

Arlind Ajeti është në kërkim të një skuadre të re, pasi është larguar nga Torino ku është kthyer në të padëshiruar. Sipas mediave italiane, ai është i lirë të kërkojë skuadër pasi Torino ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e rinovimit që kishte në vitin e fundit të kontratës së tij.

Për futbollistin janë interesuar disa skuadra italiane, me në krye Krotonen dhe Frozinonen, të dy klube ku ai ka luajtur në sezonet e kaluara në futbollin italian. Por së fundmi, për futbollistin shqiptar po interesohen edhe klube nga Polonia.

Ndonëse nuk bëhet i ditur emri i klubit që kërkon mbrojtësin e përfaqësueses, mediat italiane kanë saktësuar se klubet polake janë rivalët më të fortë për momentin të Krotones, klubit italian i cili është më afër mbrojtësit shqiptar. /vipsport.al/

more recommended stories