I lindur për të refuzuar, Kaliniç nuk pranon as medaljen e Botërorit

Aventura e sulmuesit Nikola Kaliniç me kombëtare kroate, duket se ka marrë fund, të paktën deri sa trajner i skuadrës të jetë Zlatko Daliç. Pas ndeshjes debutuese në Botëror ndaj Nigerisë, Daliç përjashtoi nga Kombëtarja sulmuesin e Milanit.

Shkak për këtë përjashtim, u bë refuzimi i sulmuesit për të hyrë si zëvendësues pak minuta para se ndeshja të përfundonte, gjë e cila nuk i pëlqeu aspak trajnerit.

Të kthyer në Kroaci me medaljen e vendit të dytë, stafi i ekipit kombëtar i ka ofruar Kaliniçit medaljen që i takon, duke qenë se ai ishte pjesë e listës. Kaliniç, e ka refuzuar këtë medalje, duke u shprehur se nuk e meriton, pasi nuk ka qenë pjesë e skuadrës gjatë sukseseve. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/