Hysaj rregullon shënjestrën para Ançelotit, goleador në ndeshje kontrolli

Elseid Hysaj nuk njihet për aftësitë e tij para portës kundërshtare dhe shpeshherë në fakt është kritikuar se pse si mbrojtës krahu nuk ka arritur asnjëherë që të tregohet vendimtar pranë zonës kundërshtare duke dërguar topin në rrjetë.

Por me afrimin e Karlo Ançelotit në pankinën e Napolit, duket se mbrojtësi shqiptar po tregon aftësi të veçanta edhe para portës. Sipas mediave italiane, gjatë seancave të sotme stërvitore, Ançeloti ka ndarë grupin e lojtarëve në skuadra duke zhvilluar ndeshje kontrolli mes tyre.

Hysaj ka rënë në sy për faktin se ka gjetur në mënyrë të rregullt rrjetën në këto stërvitke, duke marrë përgëzimet edhe të shokëve të skuadrës. Ndoshta ndërrimi i trajnerit i ka bërë mirë në këtë aspekt mbrojtësit shqiptar, të cilit Sarri nuk i kërkonte që të ishte ofensiv deri në pikën sa të tentonte portën. /Vipsport.al/