Hysaj është i paprekshëm dhe kapiten, Ançeloti befason mbrojtësin

Kur ka vetëm pak ditë që skuadrat italiane kanë zbritur në fushë duke u përgatitur për sezonin e ri, dje janë zhvilluar edhe ndeshjet e para miqësore, ku prioritet u është dhënë më shumë afrimeve të reja.

Kështu, Napoli ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 4-0 përballë modestëve të Goxanos, me gola të Ruiz, Grasi, Verdit dhe Ounasit, ku 3 nga 4 golat janë shënuar në pjesën e dytë.

Pikërisht në pjesën e dytë kur u vulos fitorja e napolitanëve, kapiten i skuadrës ka qenë mbrojtësi shqiptar Elsied Hysja, i cili njëkohësisht ishte i vetmi në fushë mes titullarëve, duke bërë kështu një paraqitje të mirë, megjithëse në miqësore.

Kjo tregon edhe njëherë, se Karlo Ançeloti e cilëson Hysajn si një element të rëndësishëm dhe një lojtar kyç për Napolin për sezonin që vjen, duke mos e menduar aspak shitjen e tij në një skuadër tjetër. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/