Harrojeni oktapodin Paul dhe mësoni fituesin! Ish-mesfushori i Liverpulit parashikoi saktësisht Botërorin e Rusisë

Mbreti i vërtetë i parashikimeve të Botërorit të Rusisë, është patjetër ish-mesfushori i Liverpulit, Steve McManaman. Ky i fundit na sjell në kujtesë saktësinë e madhe të oktapodit Pol në gjetjen e rezultateve.

Steve McManaman u shfaq në “ESPN” në datën 29 qershor, duke i dhënë shikuesve mendimin e tij sesi do të shkonte historia e Botërorit nga 1/16-ta, deri në finalen e madhe. Ai parashikoi saktësisht 12 fituesit e 14 ndeshjeve të zhvilluara. Të vetmet gabime të tij, ishte fitorja e Spanjës ndaj Rusisë dhe ajo e Portugalisë ndaj Uruguait.

Megjithatë asnjë ndryshim i parashikimeve me realitetin sa i përket gjysmëfinaleve dhe finales së Rusisë, pasi Angli-Kroaci dhe Francë-Belgjikë ishin çiftet e zgjedhura edhe nga ish-futbollisti i Liverpulit. Në fund ai përcakton edhe fituesin, francezët ia dalin në Rusi. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/