Grizman: Ndeshje e madhe e kroatëve, hezitova të shënoja me “Panenka”

Antuan Grizman ka kaluar brenda pak minutash nga lotët e emocioneve të fitores, te të qeshurat para kamerave ndërsa komentonte paraqitjen e tij në këtë finale ku Franca u kthye në majën e botës.

“Nuk e di ende se ku jam! Jam shumë krenar. Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë, Kroacia ka bërë një ndeshje të madhe. Ne e filluam shumë të ndrojtur, por u çliruam pak nga pak dhe arritëm të bënim diferencën.

Të them të drejtën po presim me padurim të kthejmë Kupën ne Francë. Goli im? Hezitova ta gjuaja me “panenka”, si Zidan. Preferova më mirë të hapja këmbën e të gjuaja”, tha ai mes të qeshurave. /vipsport.al/