Gjici ngre tonet edhe pas kualifikimit, bllokohen celularët dhe lojtarët janë në dyshim

Duhej të ishte një atmosferë entuziaste pas kalimit në turin e dytë të Champions League, pasi kualifikimi ka mbushur arkën e klubit, por sërish presidenti Safet Gjici ka ngritur tonet në mbledhje. Ai, duke qenë se loja e Kukësit ishte larg pritshmërive, ka theksuar se lojtarët e afruar në merkato nuk kanë dhënë atë vë priste dhe se të gjithë janë në provë. Vendimin do ta marrë trajneri Cungu.

Po ashtu, “Panorama Sport” bën me dije se nga sekretaria u është kërkuar drejtuesve të ekipit që të dorëzojnë celularët e tyre, sepse ka dyshime për rrjedhje informacioni. Të gjithë drejtuesit i kanë dorëzuar aparatët e tyre celularë, pa debatuar.

Nga ana tjetër, presidenti Gjici ka përmendur edhe çështjen e premios, duke thënë se do ta shpërblejë ekipin, nëse arrin të kualifikohet ndaj Karabakut. / Vipsport.al