Gavazaj jep përshtypjet e para nga Rusia: Ja çfarë më bindi të vija këtu

Enis Gavazaj ishte një ndër lojtarët më të dalluar gjatë sezonit të fundit te Skënderbeu dhe me formën që kaloi, ai arriti të bëhej pjesë e rëndësishme e formacionit, duke marrë edhe një ftesë te kombëtarja shqiptare.

Gjatë merkatos së verës, sulmuesi u transferua në Rusi te skuadra e Eniseit dhe në një prononcim për sajtin e klubit, ai ka dhënë përshtypjet e tij të para për kampionatin rus dhe për klubin ku bën pjesë. Mes të tjerash, Gavazaj ka folur edhe për arsyet të cilat e shtynë atë drejt këtij vendi.

“Më kanë pritur shumë mirë në klubin dhe ri dhe nga ajo çfarë kam parë deri në këto momente, kam mbetur shumë i kënaqur. Është një skuadër e cila ka gjithçka që i duhet për të qenë në nivele të larta. Aktualisht jemi në fazë përgatitore dhe besoj se deri në fund do të arrijmë rezultate të mira.

Enisei? Zgjodha këtë skuadër duke qenë se është pjesë e një kampionati shumë të fortë. Për mua kjo është një sfidë e rëndësishme dhe do të bëj gjithçka kam mundësi për të ndihmuar ekipin dhe premtoj impenjim maksimal. Në ndeshjen e fundit miqësore, u ndjeva shumë mirë dhe shpresoj që ndeshjet tjera të jem më mirë. Më pëlqen fakti që luajmë shumë me topin pasi kjo është diçka që e dallon nga të tjerët.

Në miqësoren e fundit u ndjeva shumë mirë, u kuptuam mirë në fushë dhe shpresoj që të përmirësohemi gjithnjë e më shumë. Më vjen mirë që kjo skuadër luan shumë me topin dhe në miqësore kemi pasur një zotërim të madh të topit, tipar dallues i këtij ekipi. Kur mora vesh për interesimin, nuk kisha informacion dhe shfrytëzova internetin por tani po përshtatem dhe shpresoj që stili im të ndërthuret mirë me skuadrën

Kushtet klimaterike? E di që është shumë ftohtë por jam mësuar megjithëse në vendin tim nuk është shumë ftohtë. Kur bëra zgjedhjen time, i mendova të gjitha”, tha mes të tjerash Gavazaj. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/