FOTO/ Të gjithë ankohen për fushat, kundërshtarët e Laçit e kanë inatin me topin

Skuadra qipriote Anorthosis ka vizituar Shqipërinë në kuadër të takimit të kthimit për Ligën e Europës ndaj Laçit, por mesa duket, futbollistët kanë pasur ankesa para ndeshjes me kurbinasit.

Duke qenë se në Laç, fusha ka qenë në gjendje optimale për të luajtur futboll, ato kanë gjetur një justifikim tjetër. Këtë herë, futbollistët e Anorthosis janë ankuar për topat me të cilët janë stërvitur dhe që njëkohësisht janë zgjedhur për Kategorinë Superiore dhe ndeshjet e klubeve shqiptare në Europë.

Sipas “Goal.com.cy” ata janë ankuar në lidhje me peshë pasi topat e zgjedhur nga FSHF-ja janë shumë të rëndë, por kjo gjë nuk iu ka bërë përshtypje organizatorëve të Laçit, duke qenë se pikërisht me topat e FSHF-së, është zhvilluar edhe takimi. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/