FOTO / Shorti i turit të tretë në Champions të hënën, Kukësi vendoset në vazon e të fortëve

Kukësi do të luajë javën e ardhshme ndeshjen e parë ndaj Karabak në Ligën e Kampioneve, por më parë, verilindorët do të mësojnë që të hënën, më datë 23 korrik, se kë do të kenë kundërshtarë të mundshëm nëse kalojnë ekipin azer, apo ata që do të kenë përballë nëse eliminohen nga ky tur i aktivitetit dhe kalojnë në LIgën e Europës.

Për verilindorët, përballja me Karabak në njëfarë mënyrë ka qenë me fat, pasi në shortin e turit të tretë, ata mund të përballen me një skuadër që në teori është me  lehtë sipas koeficientit që ka. Kjo, pasi Karabak ka koeficient të lartë dhe kësisoj, në short ky çift vendoset në vazon e ekipeve të forta.

Në këtë mënyrë, Kukësi do të evitojë përballjen me skuadra si Red Bull Salcburg, Legia Varshavë, Astana, Lugodorets e Sëlltik në një tur të tretë potencial. Përballë do të jenë fitueset e çifteve që janë të vendosura në vazon e dytë.

Por sigurisht nuk ka as aty emra të lehtë, ndoshta vetëm në letër mund të cilësohen të tillë. Kjo, pasi shorti i turit të tretë të mundshëm e vë Kukësin përballë AEK të Athinës apo një prej fituesve të sfidave CFR Kluj-Malmoe, Dinamo Zagreb-Hapoel Be’er Sheva, Crvena Zvezda-Suduva, BATE Borisov-HJK apo Shkëndija- Sherif Tiraspol. /vipsport.al/