FOTO/ Salah rikthehet te Liverpuli si… basketbollist, Mane zhgënjen tifozët

Gjatë ditës së sotme, ylli egjiptian Muhamed Salah është rikthyer te Liverpuli pas pushimit që kishte meqenëse ai luante në Kupën e Botës me Egjiptin.

Salah ka nisur përgatitjet menjëherë për sezonin tjetër, ndërkohë që sot ka preferuar që të merret më shumë me basketboll, në mënyrë që të nxehë njëherë muskujt e më pas të nisë stërvitjen e futbollit.

Nga ana tjetër, Sadio Mane ka vendosur që të marrë numrin 10, numër të cilin më parë e ka pasur Kutinjo. Kjo gjë, ka lënë të pakënaqur disa tifozë të “The Reds” të cilët prisnin një afrim të fuqishëm në skuadër. Ata prisnin një lojtar i cili mund të zëvendësonte realisht Kutinjon he zënia e numrit 10, duket se e ka zbehur besimin. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/