FOTO/ “Provokacija” nga Xhaka, pas serbëve tërbohen dhe zviceranët

Nëse deri dje ishin serbët ato të cilët tërboheshin sa herë shihnin simbolin e shqiponjës që formohet me duar nga shqiptarët, tashmë në këtë listë është shtuar edhe Zvicra. Çuditërisht, zviceranët nuk e durojnë dot faktin se në skuadrën e tyre Kombëtare, kanë futbollistë të cilët shfaqin simbolet e tyre të origjinës, gjithmonë kur iu vjen rasti.

Pas bujës që bënë festimet me shqiponjë të Xhakës dhe Shaqirit në Botëror, ku mundën Serbinë 2-1, duket se ky makth do t’i ndjekë të dy kombet për shumë kohë.

Granit Xhaka ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku së bashku me gruan e tij, ai ka formuar shqiponjën, gjë e cila ka sjellë shumë reagim në shtypin zviceran. Pak ditë më parë, ishte Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit, Aleks Misher, ai i cili tha se duhet të përjashtohen të gjithë futbollistët që janë me dy nënshtetësi në skuadër. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/