FOTO/ Pikford blen shtëpi përrallore me fushë golfi dhe kinema, çmimi është marramendës

Dikush bën bamirësi, siç bëri francezi Kilian Mbape, ndërsa dikush tjetër është i fiksuar pas luksit, si portieri i Anglisë, Xhordan Pikford. Bashkë me kapitenin Herri Kejn ai ishte ndër më të mirët për Anglinë në Botërorin e Rusisë.

Tani portieri i Evertonit është nga më të kërkuarit në merkato, por ai vetë nuk ka në plan të ndryshojë ambient. Sapo ka blerë një shtëpi përrallore, me një fushë golfi, xhakuzi dhe një kinema. Këto janë vetëm disa nga të veçantat e vilës super luksoze të portierit anglez.

Bashkë me gruan e tij Megan Davison, ai vendosi të shpenzojë jo pak, por 2.5 milionë euro, një shifër mjaft e lartë për këtë shtëpi. Por ia vlen, mjafton të shikoni këto foto: