FOTO/ Lenjani: Me Ikardin e kishim “kush humb paguan”, radhën e ka Roma

Sioni arriti të merrte gjatë ditës së djeshme një fitore të madhe ndaj Interit me rezultatin 2-0, megjithëse në një ndeshje miqësore. Me klubin zviceran, aktivizohet edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani i cili u aktivizua edhe ndaj Interit.

Në rrjetin social “Instagram”, Lenjani ka postuar një foto në një dyluftim me kapitenin e Interit, Mauro Ikardi, ndërkohë që nuk kanë munguar reagimet dhe komentet nga personazhe të njohur shqiptarë dhe jo vetëm.

Një nga komentuesit, është aktori shqiptar Bes Kallaku i cili shprehet se ka dalë në foto sikur po zihet kush paguan kafet, ndërkohë që Lenjani ia kthen që ndeshja ishte kush humb paguan dhe në këtë takim, do të paguajë Ikardi, pasi ai ishte humbësi.

Në një tjetër koment, Lenjani replikon me një tifoz të Romës, duke u shprehur se pas Interit, është radha e tyre për t’u mundur. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/