FOTO / Jo vetëm në Shqipëri, edhe jashtë janë të bindur: Luftëtari e trukoi!

Gjatë dhe pas ndeshjes së sotme mes Luftëtarit dhe Ventspils, nuk janë vetëm tifozët e Luftëtarit apo ata që kuptojnë luhatjet e koeficienteve në vendin tonë që menduan se ndeshja e gjirokastritëve ishte e trukuar. Mjafton të futesh në rrjetet sociale dhe në të gjitha faqet ndërkombëtare ku diskutohet për bastet online, që të shohësh se ka komente të ndryshme që arrijnë në të njëjtin përfundim.

Tifozët e shumtë nga vende të ndryshme të botës e kanë cilësuar ndeshjen të trukuar edhe pa parë asnjë minutë të saj, thjesht duke krahasuar luhatjet e koeficienteve, shpeshherë në mënyrë absurde, me veprimet në fushën e lojës.

Ajo që bindi më shumë të gjithë ishte fakti se si Luftëtari pësoi gol në minutën e 93-të të takimit. Koeficientet që ofronin kompanitë ndërkombëtare në minutën e 88 për një gol të miqve ishin në mënyrë qesharake të ulëta, pasi atyre as u nevojitej goli. Kjo tregonte se po viheshin baste të mëdha se pritej një gol nga letonezët, siç erdhi më pas në ndeshje pasi mbrojtja e Luftëtarit u përgjum në mënyrë të çuditshme.

Disa tifozë kanë kërkuar që ndeshja në fjalë të hetohet, pasi është prova konkrete se si manipulohet rezultati i një takimi. /vipsport.al/