FOTO / Daliç është heroi i ditës, kujdesej për lojtarët edhe gjatë festimeve

Zlatko Daliç është kthyer në hero në Kroaci, pasi drejtoi përfaqësuesen e këtij vendi drejt një finaleje historike në Rusi 2018. Por sot, ai është bërë hero edhe falë një fotoje që po qarkullon në rrjetet sociale nga festimet  e ekipit pas mbërritjes në Zagreb.

Ekipi ka përshkruar për rreth 5 orë e gjysmë me autobus të hapur itinerarin nga rrethinat deri në qendër të qytetit, mes më shumë se 500 mijë vetëve që kishin djalë për t’i pritur në rrugë e për të festuar me ta. Gjatë kësaj kohe, lojtarët kanë festuar si të çmendur të hipur në autobus por ndërkohë, Daliç kujdesej që atyre të mos u ndodhte asgjë.

Disa foto të shkrepura sot tregojnë se si Daliç mbante nga bluza Domagoj Vidën i cili kishte kërcyer mbi makinë dhe po festonte. Daliç i kujdesshëm shtrëngonte lojtarin nga frika se mos rrëzohej, duke menduar në ato çaste më shumë për të sesa për të festuar.

Pamjet kanë bërë xhiron e internetit në Kroaci dhe i kanë veshur edhe më shumë petkun e heroit teknikut në ditën e sotme ku ai ishte një nga protagonistët kryesorë të festës edhe në shesh.

Pamjet e tij duke qarë në autobus ndërsa tifozët e thërrisnin nga të gjitha anët ishin gjithashtu ndër më të shpërndarat në rrjete sociale në Kroaci /vipsport. al/