Flamurtari i vonuar në merkato, porta dhe sulmi kërkojnë përforcime

Blerim Kotobelli është afrimi i fundit zyrtar te Flamurtari, që më parë ka marrë edhe mesfushorin Idriz Batha, ndërkohë që kanë rinovuar lojtarë si Useini, Bushiç, Pollozhani, Musta e Siljanovski. Duhen afrime, patjetër.

Trajneri Ilir Daja kërkon të ketë një skuadër kompetitive dhe ndoshta planet e tij u prishën disa nga fakti që disa nga lojtarët e Skënderbeut nuk kanë pranuar të shkojnë në Vlorë.

Zyrtarizimi i sulmuesit Danilo Alvesh në Turqi shton nevojat e Flamurtarit për afrime cilësore në repartin e avancuar, pasi edhe Hoxhaj është kthyer te Skënderbeu. Rexhinaldo është një emër që përmendet, por nuk ka ende asgjë konkrete.

Po ashtu, edhe porta është një repart që duhet përforcuar. Duhet afruar një portier me përvojë, i cili mund të japë garanci për një kampionat të fortë dhe të vështirë. Enea Koliçi është një alternativë.

Vlonjatët duken disi të vonuar në merkato, duke ditur se sa më shumë kalojnë ditët, aq më e vështirë është të gjesh lojtarë me kualitet, sepse ata firmosin me skuadra të tjera. / Vipsport.al