FIFA shpall listën me kandidatët për trajnerin më të mirë, spikasin “zbulimet” e Botërorit

FIFA ka bërë të ditur publikisht listën me emrat e trajnerëve kandidatë për çmimin “Trajneri më i mirë i 2018-ës”. Janë emra trajnerësh të mëdhenj në këtë listë, ku kanë fituar shumë pikë ata që patën një ecuri të mirë në Botërorin e Rusisë.

Në këtë listë bën pjesë edhe trajneri i Kroacisë, Zllatko Daliç, i cili shkoi me skuadrën e tij deri në finale të Kupës së Botës. Po ashtu, janë edhe Çerçesov i Rusisë dhe Martinez i Blegjikës, përveç emrave të tjerë.

 

Ja dhe lista me emrat e kandidatëve:

Massimiliano Allegri

Stanislav Cherchesov

Zlatko Dalic

Didier Deschamps

Pep Guardiola

Jurgen Klopp

Roberto Martinez

Diego Simeone

Gareth Southgate

Ernesto Valverde

Zinedine Zidane