FIFA publikon listën e të nominuarve për “Lojtarin e vitit”, lë jashtë Nejmarin

Që nuk do të shpallet “Lojtari i vitit” nga FIFA, është e qartë, por të paktën në listën e të nominuarve mendohej se do të ishte. Braziliani Nejmar duket se e ka bezdisur edhe FOFA-n me sjelljet e tij dhe ka mbetur jashtë kësaj liste.

Janë 10 lojtarët e dominuar për çmimin e FIFA. Në bazë të votave që do të marrin, do të mbeten në listë vetëm tre dhe fituesi do të shpallet në Londër, më 24 shtator.

Ja dhe lista me emrat e lojtarëve të nominuar nga FIFA për këtë çmim:

Kristiano Ronaldo (Portugalia/Real Madrid /Juventus; Kevin De Bryjne (Belgjika/Mançester Siti); Antuan Grizman (Franca/ Atletiko Madrid); Eden Hazard (Belgjika/Çelsi); Herri Kejn (Anglia/Totenhemi); Kilian Mbape (Franca/PSG); Lionel Mesi (Argjentina/Barcelona); Luka Modriç (Kroacia/Real Madrid; Mohamed Salah (Egjipt/Liverpuli); Rafael Varane (Franca/Real Madrid).