Europa League/ Në Laç synohet kualifikimi, formacioni i mundshëm i kurbinasve

Laçi do të presë nesër në shtëpi kundërshtarin nga Qipo, Anorthosis në kuadër të turit të parë eliminator për Ligën e Europës kurbinasit kanë një mundësi reale për të kaluar në turin e dytë, duke qenë se në ndeshjen e parë kanë bindur, megjithëse humbën me rezultatin 2-1.

Në Laç, aty ku bardhezinjtë do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve, do të mjaftonte një fitore minimale 1-0, që kurbinasit të kalojnë në turin tjetër. Sa i përket formacionit, Prenga ka mundësi të mira për të zgjedhru duke qenë se nuk ka mungesa.

Kështu, portën pritet ta mbrojë i përhershmi, Gentian Selmani, i ndihmuar nga Hadroj, Gjoni, Hoxhallari dhe Sefgjini në mbrojtje. Mesfusha e kurbinasve pritet të përbëhet nga Lushkja, Jonuzi dhe Eller, ndërkohë që Uzuni dhe Shtubina do të ndihmojnë sulmuesin Kendes. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Formacioni i mundshëm: