Europa League, lista e Laçit/ Emra të rinj dhe largime, kurbinasit kërkojnë historinë

Një transfertë delikate e pret Laçin në ndeshjen e parë të Ligës së Europës, ku do të udhëtojë drejt Qipros për të luajtur ndaj Anorthosis, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në Shqipëri.

Në kuadër të këtij takimi për turin e parë të Ligës së Europës, trajneri i kurbinasve Besnik Prenga ka përpiluar listën me të grumbulluarit për këtë takim. Në listën e bërë publike, ka disa mungesa të rëndësishme, si Rexhinaldo, të cilit i ka përfunduar kontrata, apo edhe Kallaku, Qaqi e Nika, të larguar këtë merkato vere.

Sa i përket afrimeve, me Laçin është bashkuar Bedri Greca në huazim, Hoxhallari, Hasanbelli e disa emra të tjerë të rinj. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Lista e plotë:

Portierë:
Gentian Selmani (1)
Elton Vata (12)
Klevis Hasanbelli (31)

Mbrojtës:
Erjon Hoxhallari (2)
Taulant Sefgjini (3)
Abdurraman Fangaj (4)
Rudolf Popaj (5)
Andi Ndroj (7)
Eglentin Gjoni (16)
Ndriçim Shtubina (18)

Mesfushorë:
Fjoart Jonuzi (8)
Silvio Zogaj (13)
Erisildo Smaci (21)
Regi Lushkja (22)
Nikolla Eller (23)
Serxho Ujka (28)

Sulmues:
Myrto Uzuni (10)
Ded Bushi (11)
Redon Xhixha (19)
Vice Kendes (20)
Bedri Greca (77)

Trajner: Besnik Prenga