Eri Lamçja prezantohet te Drita, shtohen lojtarët e kampionatit shqiptar në Kosovë

Kampionati kosovar tashmë është bërë një trend për futbollistët e Shqipërisë, e kundërta e saj që ka ndodhur deri më tani. Shumë lojtarë nga kampionë ynë kanë firmosur për skuadra kosovare, ku ndoshta niveli i pagave nuk është shumë i lartë, por ka më shumë siguri.

I fundit që ka firmosur në Kosovë është sulmuesi elbasanas Eri Lamçja, sezonin e fundit pjesë e Luftëtarit. Ai zyrtarizoi largimin nga gjirokastritët pak ditë më parë dhe sot është prezantuar te Drita e Gjilanit.

Përveç Luftëtarit, Lamçja në Shqipëri ka luajtur edhe me Elbasanin dhe Teutën. Tashmë për lojtarin e ri elbasanas nis një aventurë e re në Kosovë.  / Vipsport.al