Eliminimi nga Europa League tensionon Josën, tone të ashpra me gazetarët

Nuk ka pasur fat Prishtina dhe trajneri i saj, Mirel Josa, për kalimin në turin tjetër të Europa League. Skuadra kosovare është eliminuar pas gjuajtjes së 11-metërshave, pasi të dyja ndeshjen me Fola të Luksemburgut përfunduan pa gola.

Trajneri Josa është parë shumë i mërzitur pas eliminimit, por edhe nervoz. Në fakt, ai ishte vënë në qendër të kritikave, pas një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale, ku trajneri shqiptar shfaqen në një pikë bastesh.

Pas ndeshjes Josa ka pasur edhe polemika, duke iu drejtuar gazetarëve se nuk u takon atyre të ndajnë përgjegjësitë te skuadra e Prishtinës. Pritej që kjo skuadër të kalonte më tej, pasi kundërshtari ishte i lehtë në letër, por Prishtina nuk mundi të shënonte asnjë gol për 210 minuta, ndërsa te 11-metërshat gaboi. Kritikat kanë qenë më së shumti të drejtuar te trajneri Josa. / Vipsport.al