Eliminim i turpshëm, Luftëtari largohet nga Europa (VIDEO)

Në stadiumin “Elbasan Arena” Luftëtari ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e dytë ndaj Ventspilsit, duke barazuar me rezultatin 3-3, rezultat ky që pason humbjen turpëruese 5-0 në Letoni.

Golat e shënuar në këtë takim, ishin nga më të çuditshmit, ku mbrojtja nuk ka mundur të reagojnë në asnjë moment kur sulmuesit “hidhnin valle” në zonë, duke “zbavitur” në këtë mënyrë të pranishmit në stadium. /Vipsport.al/

Minutë pas minute:

95′ Mbyllet sfida në barazim 3-3

93′ GOOOL! Barazojnë miqtë me anë të Alfas.

90′ Akinjem del i vetëm përballë portierit por heziton të godasë.

83′ Skudrat luajnë hapur, por asnjëra nuk dëshiron të shënojë.

70′ Sulme nga të dyja skuadrat, por pa arritur te goli i radhës.

64′ Zëvendësim te miqtë, largohet Jagodinskis, futet Kolesovs

61′ GOOOL! Shënon sërish Luftëtari duke përmbysur rezultatin në 3-2.  Shkurtaj ka përfituar nga një top i Miloslavjev në zonë.

56′ GOOOL! Barazon shifrat Maldin Ymeraj pas një pasigurie në zonë.

53′ Sulme të njëpasnjëshme nga Luftëtari, por pa konkretizuar para portës.

45′ Nis pjesa e dytë në “Elbasan Arena”

45+12′ Mbyllet pjesa e parë, Luftëtari-Ventspils 1-2.

45+8′ GOOOL! Shënojnë dhe golin e dytë miqtë, është sërish Akinjemi ai i cili përmbys gjithçka duke shënuar në këtë mënyrë edhe golin e gjashtë personal ndaj Luftëtarit.

45+4′ GOOOL! Barazojnë miqtë me anë të Akinjemit, i cili godet saktë me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit. 1-1 rezultati në “Elbasan Arena”.

44′ GOOOOOL! Shënon Shkurtaj me anë të një penalltie

43′ Ka penallti për Luftëtarin. e fiton Lejdi Liçaj.

41′ Goditje e fuqishme nga Milosavljev, por ndal portieri me këmbë duke larguar në goditje nga këndi. Vjen krosimi në zonë, por sfera kalon pasqyrën e portës.

35’Rinis sfida, gjyqtari i katërt do të drejtojë takimin. Luftëtari ka goditje dënimi, por topi ndalet.

25′ Ndërpritet ndeshja, pasi gjyqtari kryesor ka pësuar një dëmtim.

16′ Goditje dënimi pranë zonës për Luftëtarin, por goditja e Vucajt ndalet në mur. Miqtë marrin një kundërsulm, por ka ndërhyrje të parregullt në mesfushë dhe faull për Ventspilsin

13′ Goditje nga këndi në favor të Luftëtarit. Krosimi në zonë gjen Liçajn, por ky i fundit gabon me kokë megjithëse mund të bënte më mirë.

12′ Aleksi provon nga distanca, por goditja përfundon jashtë kuadratit.

10′ Goditje dënimi në favor të miqve. Krosim i lartë në zonë, por Shkurtaj largon rrezikun.

4′ Shkurtaj merr një top në hyrje të zonës, por largohet topi në goditj nga këndi. Tentohet krosimi në zonë por thyhet aksioni

1’Nis sfida në “Elbasan Arena”

Rezultati:

Luftëtari-Ventspils 3-2
Shënues: 
44′ (p) 61′ Shkurtaj, 56′ Ymeraj, / 45+4′, 45+8′ Akinjemi

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: Ruçi (Bukovski 45+2′), Rapo (71’Acka), Janiçiç, Rapa, Liçaj (46’Demo), Aleksi, Vucaj, Ramadani, Milosavljev, Ymeraj, Shkurtaj
Trajner. Milosh Kostiç

Ventspils: Uvarenko, Mamah, Jagodinskis, Rugins, Alfa, Neziri, Tosin, Batista, Manjagaladze, Pavlov, Akinjemi
Trajner. Dejan Vukiceviç