Ekskluzive/ Partizani merr ish-sulmuesin e CSKA-së

Partizani duket se ka pritur ditët e fundit para ndeshjeve të Ligës së Europës për të bërë goditjet e para në merkato, ku mesfushorit afrikan Henry Chimauchem Okebugwu, i bashkohet një tjetër emër i madh i futbollit europian

“VIP Sport” ka mësuar se Partizani ka firmosur zyrtarisht me ish-sulmuesin e CSKA-së së Sofias, Stefan Nikoliç. Sulmuesi malazez ka qenë pjesë e CSKA-së në vitin 2015, ndërkohë që më parë ka qenë pjesë edhe e gjigandëve rumun të Steaua Bukureshtit. Nikoliç do të jetë në dispozicion të teknikut Skënder Gega që në ndeshjet ndaj Mariborit.

Sulmuesi 28-vjeçar është aktivizuar së fundmi me skuadrën serbe të Napredak Krushevaçit, ku në 7 ndeshje ka arritur të shënojë edhe një gol. Gjatë karrierës së tij, Nikoliç ka qenë pjesë edhe grupmoshave të Malit të Zi, U19 dhe U21. /Vipsport.al/