E vendosën penalltitë! Anglia kalon në çerekfinale (VIDEO)

Merr fund makthi i penalltive të Anglisë në Kampionatet Botërorë. Skuadra e drejtuar nga Garet Sauthgejt ka siguruar kalimin në çerekfinalet e Rusi 2018 falë gjuajtjeve nga pika e bardhë, duke munduar 4-3 Kolumbinë pasi koha e rregullt dhe shtesat ishin mbyllur me shifrat 1-1.

Pas një pjese të parë të dominuar nga Anglia, “tre luanët” kaluan të parët në avantazh me një penallti të Herri Kejn dhe më pas dukeshin në kontroll të plotë të lojës, duke ecur të qetë drejt çerekfinaleve. Por një gol në shtesë nga Jerri Mina ndryshoi gjithçka, duke vënë në baraspeshë ndeshjen e duke bërë që anglezët të humbin sigurinë e tyre.

Në shtesa ishte Kolumbia që dominoi e krijoi më shumë raste, por nuk arriti të gjente rrjetën, ndaj fati i sfidës u vendos nga penalltitë. Nga pika e bardhë, rezultuan vendimtare gabimet e Uribe dhe Baka, të cilat i dorëzuan Anglisë mundësinë për të shkuar në fazën tjetër të turneut e për vazhduar të ëndërrojë se mund të bëjë të veten kupën. /vipsport.al/

 

Kolumbi-Angli 1-1 (Mina 90’+3′ / Kejn 57’p)

Penalltitë 3-4
(Falkao – gol, Kuadrado – gol, Muriel – gol, Uribe – gabon, Baka – gabon
(Kejn – gol, Rashford – gol, Henderson – gabon, Tripie – gol, Dajer – gol)

KV: Barrios, Arias, K. Sançez, Baka, Falkao, Kuadrado / Henderson, Lingard

Kolumbia: Ospina; Arias (115′ Zapata), Mina, D. Sançez (79′ Uribe), Mojika; K. Sançez, Barios, Lerma (61′ Baka); Kuintero (88′ Muriel), Falkao, Kuadrado.
Trajner: H. Pekerman

Anglia: Pikford; Maguajr, Stouns, Uollker (113′ Rashford); Tripie, Lingard, Henderson, Alli (81′ Dajer), Jang (101′ Rouz); Sterling (89′ Vardi), Kejn.
Trajner: G. Sauthgejt